Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT Trafikanët shqiptarë të kapur një ditë më parë nga policia italiane jane pjesë e një rrjeti të mirorganizuar që kishte kohë që operonte në Itali. Sipas Prokurorisë italiane, disa prej tyre janë rezidentë të rregullt në territorin italian dhe madje njihen si sipërmarrës të shoqërive të vogla të ndërtimit. Gjatë kontrollit, autoritetet italiane kane gjetur edhe paisje të sofistikuara për ti shpëtuar përgjimit. Ndërkohë vijojnë hetimet për bashkëpunëtorët e tjerë në Shqipëri dhe Itali.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/droga-ne-itali-prokuroria-italiane-trafikantet-edhe-me-pajisje-antipergjim/