Mbretëresha e ilirëve, Teuta, që u bë shëmbëlltyra e parë e një femre guximtare ndaj fuqisë romake, është harruar nga studiuesit, thotë shkrimtari dhe arkeologu i njohur Moikom Zeqo.
Ai ka publikuar një ese ku apelon për thellimin në studimet shkencore që të përmbushet profili i historik i mbretëreshës ilire.
Konkretisht Zeqo shkruan: ?Ky është një boshllëk hutues. Autorë të huaj kanë shkruar për të fragmentarisht. Burimi kryesor është Polibi, përshkrimi i të cilit në shumë pika për Teutën dhe ilirët i ngjan një reportazhi politik, ku urrejtja ndaj Teutës është maksimale dhe institucionale. Burimet arkeologjike janë të kufizuara, disa dokumente epigrafike krijojnë një informacion të përafërt. Dhe kaq".