Report TV - Alesio Mida, italiani humanist në Shqipëri udhëton falas me 'Adria Ferris'

2016-09-25 0

Alesio Mida është një italian që udhëton falas në shumë shtete të botës dhe synon të kontribuojë vullnetarisht në raste fatkeqësish. Ai falë kompanisë ?Adria Ferris? ka zbarkuar falas në Shqipëri dhe destinacioni i tij i radhës është Maqedonia. Mida rrëfen për Report TV se atje do japë kontributin e tij për të ndihmuar të prekurit nga përmbytjet.

?Destinacioni im këtë herë është Shqipëria, Maqedonia, Kosova, Mal i Zi, Bosnja dhe Kroacia. Unë po bëj një udhëtim me shumë qëllime ekzistenciale. Pra t'u tregoj njerëzve që edhe me një mjet si ky të vështirë për të bërë distanca të gjata, mund të udhëtohet e mund të arrihet në vende të pamenduara.

Unë po udhëtoj pa çantë shpine e pa para. Pra, edhe një sfidë dhe një mënyrë për të gjetur mikpritje dhe ndihmë nga ana e njerëzve të këtyre vendeve. Shpresoj të gjej shumë njerëz të mirë që t'u tregojnë të gjithëve se ende në botë ka njerëz të zemrës dhe njerëz të mirë.?

Ndërsa misioni në Maqedoni i Alesios është më konkret. ?Në Maqedoni dua të shkoj të ndihmoj, nëpërmjet një shoqate që quhet "Legis", njerëzit që janë goditur nga përmbytjet e javëve të kaluara dhe kështu do përpiqem, edhe pse nuk mund t'i ndihmoj ekonomikisht, t'i ndihmoj me krahët e mi e të mund të arrij të bëj diçka të mirë për ta. sepse njerëzit po më ndihmojnë e unë dua të ndihmoj të tjerët.?

Djaloshi italian Alesio Mida i është mirënjohës bashkëpunimit me Adria Ferris për përmbushjen e këtij qëllimi human

?Në këtë udhëtim, u kam kërkuar Adria Ferris mundësinë që të mbështesin projektin tim, që është për t'u dhënë të tjerëve mundësinë për të më ndihmuar. Pra, projekti im ishte ai që të vija këtu dhe ata menduan që ia vlente që unë të kisha këto eksperienca. Kështu që më thanë që atëherë ne të japim mundësinë të udhëtosh.?

Free Traffic Exchange