http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjykata e Amsterdamit vendosi ditën e premte ekstradimin e Arben Frrokut drejt vendit tone.Kjo gjykatë pranoi kërkesën e autoriteteve shqiptare për ekstradimin e Frrokut, ku ai është i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt. Gjithashtu i pandehuri, ka edhe dy javë kohë për të bërë rekurs në Gjykatën e Apelit dhe për të hedhur poshtë vendimin e shkallës së parë në Holandë. Dosja e plotë në të cilën kërkohej ekstradimi i Frrokut, mbërriti në Amsterdam me 20 korrik të këtij viti, disa javë pasi ai ishte arrestuar, si i kërkuar ndërkombëtar nga Interpol Tirana, për vrasjen e Lamajt. Gjykata Holandeze vlerësoi se Frroku nuk solli provat e mjaftueshme për të penguar ekstradimin e tij. Po ashtu gjykata holandeze kishte cilësuar burgjet shqiptare të sigurta dhe se në këtë mënyrë ai mund të ekstradohej në drejtim të vendit tonë. Avokati i Frrokut, pretendon se provat mbi të cilat është dënuar Arben Frroku nuk qëndrojnë dhe filmimet e kamerave të sigurisë nuk ishin të qarta. Sipas Frrokut vendimi për burgim të përjetshëm ishte i ndikuar politikisht dhe i korruptuar.