Report TV - Mirditë, konflikt me armë mes dy kushërinjve, vritet 52-vjeçari

2016-09-25 3

Një person është vrarë me armë zjarri sot në fshatin Perlat i Epërm në Mirditë.

Viktima është 52-vjeçari Mark Doda, ndërsa autori i ngjarjes është indentifikuar djali i xhaxhait të tij, Ilir Dodaj. Ende nuk dihen shkaqet e konfliktit me armë që përfundoi në tragjedi.

Mark Dodaj është transportuar në spital menjëherë pas ngjarjes ku mbeti i plagosur rëndë, por nuk mundi t'u mbijetojë plagëve të marra.

Menjëherë pas vrasjes, në drejtim të vendngjarjes janë nisur forca të shumta policore si dhe dy grupe te FNSH. Nga veprimet e shpejta hetimore të kryera nga Grupi Hetimor u bë e mundur identifikimi i autorit të kësaj ngjarje të rëndë, kushëriri i viktimës, Dodaj.

Policia rrethoi banesën e autorit i cili ishte i armatosur dhe i kërkoi atij të dorëzohej. Doda iu dorëzua policisë pas rreth ore negocimi me Forcat Speciale.

Policia po heton për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.