Një zjarr i madh ka përfshirë 100 hektarë tokë në pyllin e Hidrovorit. Kjo është hera e dytë brenda muajit që digjen sipërfaqe të mëdha pyjesh në njësinë administrative Novoselë.
3 makina zjarrfikëse dhe rreth 30 punonjës të saj kane shkuar në vendngjarje për të shuar flakët.
Era e madhe favorizon përhapjen e flakëve duke e bërë më të vështirë punën e zjarrfikësve që e kanë thuajse të pamundur të shuajnë zjarrin. Ata kanë kërkuar ndihmën e helikopterëve nga ajri që të normalizojnë situatën.