Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Bashkia e Tiranës ka nisur punimet për ndërtimin e rrjetit të ri të Ujësjellësit nga i cili përfitojnë 700 banorë pranë zonës së ?Mylsym Shyrit?. Kryebashkiaku, Erion Veliaj, gjatë inspektimit të punimeve theksoi se në këtë zonë do të ketë edhe investime të tjera siç janë ato në infrastrukturë, ndërkohë që u bëri apel qyetarëve që të jenë të rregullt me pagesat e faturave të ujit.
700 banorë në rrugën ?Besim Imami? banorë pranë zonës së ?Mylsym Shyrit?në kryeqytet tashmë nuk do të përballen më me mungesën e furnizimit me ujë.
Kjo falë Bashkisë së Tiranës, e cila ka mundësuar ndërtimin e rrjetit të ri të Ujësjellësit.
Për të inspektuar nga afër punimet ishte kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili theksoi se një zonë kaq afër qendrës së Tiranës prej vitesh ka vuajtur mungesën e furnizimit me ujë, ndërkohë që bëri me dije se Bashkia ka nisur transformimin e zonës.
Për më shumë lexoni në http://www.oranews.tv/vendi/nis-ndertimi-i-rrjetit-te-ri-te-ujesjellesit-perfitojne-700-banore-tek-mylsym-shyri/