http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Festa e Shën Mërisë, një nder me te rëndësishmet për besimtarët ortodoksë ka shtuar numrin e lëvizjeve në pikën kufitare të Kapshticës. Emigrantë të shumtë presin në anën greke me orë të tëra për të kaluar kufirin. Kjo edhe për shkak të ritmeve të ngadalta të punës nga pala greke. Pala greke ka punuar vetëm me dy sportele, duke sjellë vonesa të shumta, ndërsa pala shqiptare po punon me 6 sportele, duke kthyer edhe sportelet dalëse ne hyrëse për te lehtësuar situatën.