Report TV - Basha kërcënon të pabindurit me përjashtim nga lista e 2017

2016-09-25 3

Për gardën e vjetër të Partisë Demokratike, sidomos për kundërshtarët e deklaruar dhe të heshtur të Lulzim Bashës, ka një rrezik të trefishtë, për t?u përjashtuar nga lista e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 2017. Kërcënimi i parë vjen nga një lëvizje e paralajmëruar e Lulzim Bashës, i cili ka deklaruar se 35 për qind e listës së kandidatëve për deputetë do të përbëhet nga përfaqësues të Forumit Rinor të Partisë Demokratike. Ky kushtëzim kufizon automatikisht mundësitë për ish-ministrat dhe deputetët kundërshtarë, për të qenë pjesë e parlamentit që do ta dalë nga zgjedhjet e 2017. Në një kohë kurë, Jozefina Topalli, Majlinda Bregu, Genc Ruli, Astrit Patozi dhe Eduard Selami kanë shprehur hapur rezerva për mënyrën se si Lulzim Basha po e drejton partinë, kreu i PD, me anë të kryetarit të FRPD, Belind Këlliçi, u ka kujtuar edhe një herë se 35 për qind e listës së kandidatëve për deputetë do të përbëhet nga të rinjtë. ?Për ta mbyllur me premtimet dhe përkrahjen që PD do t?u ofrojë të rinjve, nuk duhet të harrojmë se në zgjedhjet e ardhshme, plot 35 % e kandidatëve zyrtarë për deputetë të PD, do të jenë të rinj nga radhët e FRPD. Përzgjedhja e tyre do të bëhet përmes një formati amerikan të përballjes me debate dhe platforma konkrete për rininë?, shkruan Belind Këlliçi. Ndërkaq, nëse Basha do të përfshijë në listë edhe rrethin e bashkëpunëtorëve të ngushtë, siç edhe ka gjasa të ndodhë, që nga Grida Duma, Jamarbër Malltezi, Enno Bozdo, Kreshnik Çollaku, Besnik Aliaj etj., karriera e të ?vjetërve? është në pikëpyetje.

Free Traffic Exchange