Një vrasje mes kushërinjsh ndodhi mbrëmjen e kësaj të premteje në fshatin Dhëmblan të Tepelenës pas një grindjeje për motive banale.
Gjergji Hasani 36 vjeç banues në Dhemblan të Tepelenës ka qëlluar me armë zjarri kushëririn e tij Altin Llani, 37 vjeç, banues në Fier.
Konflikti sipas burimeve të policisë ka lindur për motive banale pas një grindjeje mes kushërinjve.
Në grindje e sipër Hasani ka qëlluar me armë kushëririn e tij, duke e lënë të plagosur rëndë, ndërsa ai ka vdekur vetëm pak momente më vonë.
Menjëherë pas marrjes së informacionit, policia është nisur në drejtim të vendit të ngjarjes, në fshatin Dhëmblan.
Pas mbërritjes së policisë në vendin e ngjarjes, ajo ka arrestuar autorin jo shumë larg vendit tëvrasjes, ndërsa po tentonte të largohej në këmbë nga fshati.
Ndërkaq policia bllokoi edhe armën e krimit, një pushkë karabinë gjysmë automatike me 20 fishekë. Policia po vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e vrasjes dhe shkaqet e saj.