http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Me pankarta në duar banorët e Kukësit protestuan sërish kundër taksës në Rrugën e Kombit. Ata u mblodhën te Ura e Drinit të Zi në hyrje të qytetit. Për rreth 30 minuta tubuesit penguan lëvizjen e mjeteve, megjithëse nuk pati fluks. Protestuesit kanë kërkuar përjashtimin nga taksa pesë euro, duke thëne se ajo është e papërballueshme per ta. Banorët kanë paralajmëruar se do të bllokojnë urën dhe tunelin e Kalimashit, derisa qeveria të heqë taksën e autostradës. Tarifa 5 euro është kundërshtuar edhe nga shoqata ?Biznesi për biznesin?, e cila thotë se taksa te tilla rendojnë banoret e një qarku shume te varfër, siç është ai i Kukësit.