Partia Demokratike i është rikthyer sërish sot akuzave në drejtim të Qeverisë, për vdekjen e 17-vjeçarit në landfillin e Sharrës. Në një deklaratë për mediat nga selia blu, deputetja demokrate Mimoza Hajdarmataj tha se kreu i PS në Peqin, Edurim Teqja, është shpallur në kërkim pas vdekjes së Arditit 17 vjeçar në landfillin e Sharrës, dhe prej një jave ai i shmanget ligjit me ndihmën dhe mbështetjen e Edi Ramës.
Sipas PD, administratori i firmës ?3R?, Edurim Teqja ka marrë në punë të riun, i cili humbi jetën në rrethana ende të paqarta.