http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj akuzave në rrjetet sociale për shkatërrim të fasadës së stadiumit ?Qemal Stafa?. Ne Facebook, kreu i qeverisë i konsideron ata si kujevënës profesionistë që argument kanë injorancën dhe që kanë vënë alarmin për basorelieve pa asnjë vlerë.?Kujevënësit profesionistë që argument kanë injorancën kanë vënë alarmin (për dy basorelieve pa asnjë vlerë, që tutkunët e regjimit të vjetër i?a mballosën fasadës së ?Qemal Stafës?) dhe po bërtasin që po dëmtohet trashëgimia kulturore. Ato basorelieve që turpëronin edhe Realizmin Socialist, e kanë kryer misionin e tyre të shëmtimit e nuk hyjnë askund si vlerë e trashëgimisë kulturore.?Rama saktëson se fasada po trajtohet me kujdes dhe nën mbikëqyrjen e ekspertëve më të mirë.?Fakti është që fasada monument kulture po trajtohet me të gjitha standartet profesionale nën mbikqyrjen e Institutit të Monumenteve të Kulturës në bashkëpunim me qendrën italiane të ekselencës në restaurim Palazzo Spinelli. Të gjithë elementët e gurtë të kohës po inventarizohen dhe do të rivendosen në vendin e tyre, njësoj siç kanë qenë në projektin e arkitektit të famshëm, ku në vend të dy mballomave vulgare prej betoni, do të realizohen dyert e parashikuara e dizenjuara nga Gherardo Bosio.?Kryeministri mbyll reagimin e tij duke thënë se stadiumi i ri do të jetë përgjigja përfundimtare, për gjithë furtunat në gotën e dembelizmit mendor e të karshillëkut provincial ndaj të resë, që u ngritën e do të ngrihen, derisa Arena Kombëtare të imponohet me të gjithë rrezatimin e saj.