Report TV - Ja si i keshillon policia drejtuesit e mjeteve

2016-09-25 0

Policia Rrugore, gjatë 24 orëve të fundit, ka vendosur gjithsej 1 804 masa administrative, duke arrestuar në flagrancë 14 drejtues mjetesh.

Në një njoftim për shtyp, policia thekson se janë pezulluar gjithsej 62 leje drejtimi (10 për pije alkoolike, 33 për shpejtësi dhe 19 për shkelje semafori e shkelje të tjera të ndryshme), janë vendosur 524 masa administrative për mosvendosje rripi sigurimi, 83 masa për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, si dhe 98 masa për përdorim celulari.

Në ditët në vijim, Policia Rrugore në të gjithë vendin, do të vijojë me intensitet punën në dy drejtime: në sensibilizimin e gjithë përdoruesve të rrugës për respektimin e rregullave të Kodit Rrugor si dhe në evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor.

Free Traffic Exchange