Report TV - Skeda, grabitësit e Vlorës, Gjini i liruar me kusht,Shakaj tentoi të vrasë policin

2016-09-25 16

Dy autorët e grabitjes së bankës në Vlorë Kostandinos Shakaj i arrestuar dhe Gaqo Gjini i shpallur në kërkim janë me precedent penal për kanosje, armëmbajtje, vrasje e mbetur në tentativë, dhunë në familje dhe disa vepra të tjera penale.

I arrestuari Kostandinos Shakaj në ka qenë person në kërkim nga policia e Vlorës për disa vepra penale.

Në 10 dhjetor 2012 Kostandinos Shakaj ishte shpallur në kërkim për kanosje dhe armëmbajtje, ndërsa në 17 Korrik 2013 u akuzua dhe për vjedhje në bashkëpunim në Athinë, pasi ku nën kërcënimin e armës së zjarrit ka vjedhur automjetin e një shqiptari, vepër penale për të cilën Gjykata e Tiranës më datë 04.05.2016, ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg"

Më datë 14.02.2014 është akuzuar për "Vrasje të mbetur në tentativë" të një punonjësi policie në shtetin grek dhe sërish për "Vjedhje me armë".

Kostandinos Shakaj në periudhen 24.02.2015 - 30.10.2015 ka qenë dënuar me 8 muaj burg për "Dhunë në familje, pasi ka rrahur gruan.

Përsa i përket Gaqo Gjinit, që aktualisht ndodhet në kërkim nga policia si bashkëpunëtor për vjedhjen në Vlorë, në 07.03.2012 ka qenë shpallur në kërkim dhe me pas është proceduar në gjendje të lirë për veprën penale "Shkatërrim prone me zjarr" pasi dogji disa materiale të një lokali në Rradhimë.

Ndërsa në 23 janar të këtij viti Gaqo Gjini është arrestuar për kundërshtim të policisë dhe është dënuar me kusht 18 muaj, por ai së bashku me Kostandinos Shakajn grabitën bankën në Vlorë.

Free Traffic Exchange