Report TV - Një familje britanike në BUNK’ART Harris:Komunizmi mos të përsëritet

2016-09-25 5

Një familje britanike ka vizituar këtë të enjte për disa orë resht BUNK?ART -in. Richard Harris dhe e bija Elizabeth pohojnë se për shumë britanikë Shqipëria nuk është një vend që përfshihet në hartën e vizitave turistike. I pyesim se cila është ajo shtysë që i bënë të shpenzojnë ditën e tyre të pushimeve për të vizituar posaçërisht BUNK?ART.

Elizabeth Harris shprehet se: ?Unë vij nga një perspektivë me plot të panjohura të historisë së vendit tuaj, kjo do të ishte shumë interesante.
Në rastin tonë ku kemi pasur fatin të udhëtojmë shumë shpesh përpiqemi të shkojmë sa më shumë në ato vende ku ka pak turistë britanikë. Më intereson të njoh vende të reja, kultura të reja.

Ndërsa Richard Harris rrëfen: ?Para se të niseshim në Shqipëri ne lexuam libra. E dinim që njerëzit ishin fantastikë, vendi është i jashtëzakonshëm. Kemi parë shumë gjëra vetëm në tre ditë. Dhe ka siguri në çdo orë të natës dhe ditës këtu... Kam ftuar edhe miqtë ta vizitojnë Shqipërinë. Ka plot histori për të parë, këtu është historia e komunizmit e më tej është historia antike, por janë edhe plazhet e plot vende të bukura për t?u vizituar?

Richard dhe e bija Lizi pohojnë se janë të befasuar edhe me faktin që shqiptarët janë poliglotë, flasin një seri gjuhësh. Të flasësh kaq shumë gjuhë nuk është një gjë që ndodh vendin te tyre, pohojnë ata.

Familja britanike Harris ka vizituar pothuajse të gjitha dhomat e muzeut, ku nuk mungoi kurioziteti edhe për rolin e britanikëve në Shqipëri gjatë Luftës së II botërore.

Ndaluan edhe tek dhoma e ish kryeministrit të diktaturës Mehmet Shehu. Shoqëruesi Elton Caushi u foli për historinë aq shumë të përfolur të vetëvrasjes së tij dhe persekutimin e familjes.

Familja Harris ishte entuziaste që prekte nga afër këto imazhe e dokumentime të 50 vjetëve diktaturë në Shqipëri.

Të mahnitur nga ndërtesa e këtij bunkeri pesëkatësh ata nisën të kujtonin letërsinë e Xhorxh Oruellit. ?Por kjo është një histori e dhimbshme që s?duhet përsëritur kurrë?, thotë Richard.

Ndërsa ndahemi me vizitorët britanikë, kujtojmë se BUNK?ART është destinacioni i dytë në Shqipëri që siti udhëzues Script Advizer u këshillon lexuesve të saj në mbarë botën ta vizitojnë.

Duhet theksuar se vizitoret në BUNK?ART dhe vijnë nga vende të ndryshme te globit duke filluar nga Australia e Larget, Zelanda e Re Kanadaja dhe Amerika.

Free Traffic Exchange