Report TV - PD akuzon sërish: Drejtuesit e Policisë menaxhojnë parcelat e drogës

2016-09-25 1

Partia Demokratike denoncoi sërish sot lidhjet e drejtuesve të Policisë së Shtetit me kultivimin dhe trafikun e drogës.

Përmes një deklarate për mediat, nënkryetari i PD, Edi Paloka u shpreh se drejtuesit e policisë së Beratit, Korçës, Lezhës, Përmetit dhe Ersekës, janë të lidhur me trafikun e drogës.

Ai tha se të dhënat janë siguruar nga SHISH. Duke renditur akuzat, Paloka tha se shefi i SHISH në Berat është paguar me 270 mijë euro të mos raportojë drogën e kultivuar në atë zonë.

Sipas tij, të përfshirë në kultivimin e drogës janë dhe shefi i komisariatit të Devollit, Maliqit si dhe Shefi i Policisë kufitare bashkë me drejtorin e Policisë, Ajet Zyberi.

Në Tiranë, tha Paloka, është mbuluar me kanabis e "Çara e Selitës", përballë "Qaf Mollës" - "Mali Dajt", "Zallbastari? dhe ?Zgurë?, ndërsa në liqenin e "Kollogjesht" - "mali Dajt" - në kufi me Elbasanin dhe Librazhdin, janë liruar zona të mëdha me fadroma, për kanabis. Droga, tha ai, ruhet nga persona të armatosur.