Kasëm Trebeshina, një emër i harruar është rikthyer në 90-vjetorin e lindjes përmes një tryeze shkencore në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë. Në aktivitetin e mbajtur këtë të hënë mbajtën kumtesa studiuesit më të njohur të letërsisë.
Rikthimi në kujtesë i shkrimtarit nuk ka qenë kontribut i dretëpërdrejtë i Akademisë së Shkencave.
Qendra Shqiptare të Studimeve ?Pjetër Budi? e drejtuar nga Behar Gjoka e riktheu Kasëm Trebeshinën në kuadër të një projekti që synon studimin dhe rikthimin e vlerave reale të lëtërsisë shqipe e më gjerë.
Mes debateve, nëse Kasëm Trebeshina do të mbetet në historinë e letërsisë shqipe për krijimtarisë letrare apo për gjurmën që la me promemorien e guximshme drejtuar Enver Hoxhës më 1953-shin, ku i shkruante se po vendosej pushteti diktatorial dhe po instalohej metodën e soc-realizmit në letërsi e arte, lind natyrshëm pyetja ?A është Trebeshina një disident i vërtetë??. Për këtë studiuesi Behar Gjoka i ftuar në emisionin Rreze Dielli ka këndvëshrimin e tij.
Kasëm Trebeshina sigurisht që ka vendin e tij të palëkundur në historinë e letërsisë shqipe, por cilat janë arsyet që nuk njihet nga lexuesi i gjerë dhe pse Trebeshina rri larg Shqipërisë.