Report TV - PD akuzon drejtuesit e Policisë se kontrollojnë parcelat e drogës

2016-09-25 0

Një ditë pasi publikoi disa foto të vjetra të Klement Balilit, të cilat i shiti si aktuale, PD shkoi edhe më tej sot, duke akuzuar drejtuesit e Policisë së Shtetit se kontrollojnë trafikun e drogës.

Sipas PD, pas krerëve të policisë që kontrollojnë drogën, fshihet ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

Kryetari i grupit parlamentar, Edi Paloka përmendi emra konkretë drejtuesish policie të cilët, sipas tij, kanë kontrollin e territoreve ku kultivohet kanabisi, sipas informacioneve të ardhura nga shërbime partnere.

Free Traffic Exchange