Një ditë pas arrestimit nga policia me akuzën e shpërdorimit të detyrës, Gjykata e Tiranës ka dhënë sot masën e sigurisë për dy punonjësit e bankës, Luigj Gjonaj dhe Florian Skarra.
Gjykata vendosi detyrim paraqitje për drejtorin e filialit, Gjonaj, ndërsa la në burg shefin e sigurisë së Bankës, Florian Skarra.
Ata u arrestuan një ditë më parë pasi me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë lejuar grabitjen e Bankës, ndonëse sinjali i alarmit i ka njoftuar dy herë të premten në orën 20:00 dhe të shtunë në orën 5 të mëgjesit.
Policia nuk ka ende zyrtarisht persona të dyshuar për grabitjen, por po punon për identifikim e personit të filmuar nga kamerat e sigurisë së bankës në momentin kur hyn në bodrumin e lokalit ngjitur me bankën.
Ky moment pritet të shërbejë për nisjen e verifikimeve të mëtejshme, për të hedhur dritë mbi ngjarjen dhe identifikuar grabitësit.