Paloka: Krerë të policisë të implikuar në trafik - News, Lajme - Vizion Plus

2016-09-25 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Opozita vijon akuzat në adresë të drejtuesve të Policisë në rrethe, për përfshirje në trafikun e drogës. Me emra të përveçëm, nënkryetari demokrat tha se në të gjithë vendin këta zyrtarë janë të mbështetur nga politikanë të mazhorancës socialiste.?Ervin Hodaj, Drejtor i Policisë Tiranë, sebashku me zëvendësin e tij, Ermal Muca, janë të implikuar në kultivimin e bimëve narkotike dhe vjeljen e 30 përqindëshit në zonat Peze, Preze, fshatrat mbrapa malit të Dajtit, Zallherr, në Kombinat me sera, deri në kufi me Durrësin dhe Kavajën. Jeart Çela, Drejtor i Policisë në Vlorë, lidhje e fortë e Tahirit dhe vëllezërve Habilaj. Besmir Qebini, dora e Shullazit në Polici, ka vënë në dispozicion të kanabisit magazinat doganore, duke qene zëvendësrejtor i Përgjithshëm i Doganave. Edmond Targaj, Drejtor i Policisë Qarku Dibër, ka nën hyqëm 12 grupe kriminale nga tepelena vlora dhe dibra, që mbjellin e trafikojnë drogën.?Po ashtu, Paloka tha se të përfshirë në narkotrafik janë edhe Afrim Tafa, në drejtorinë e Policisë Berat, sëbashku me shefin e komisariatit të Skraparit, Ferdinand Dusha dhe me Shefin e Komisariatit Berat, Learton Hoxha. Të përfshirë janë edhe Fatmir Lleshi, në detyrën e tij si shef i Komisariatit 4 në Tiranë, në bashkëpunim me deputetë të PS-sënë Tiranë, u kujdesën për drogën në zonën e Tujanit, dhe në rrethinat e Dajtit. Ploka flet edhe për Erjon Ismailaj, shef i Komisaritatit të Policisë Krujë, si dhe Henrigert Mitri, i cili akuzohet se menaxhon mbi 40 mijë rrënjë në zonën e Burrelit. Opozita këmbëngul se i përfshirë është kryeministri Edi Rama, i cili po thellon kontrollin e drogës në vend.?Ky biznes gjigand kriminal, po rritet cdo ditë, për të siguruar miliona euro për Edi Ramën e oligarkinë e tij, para që Edi Rama planifikon ti përdorë në zgjedhje për të blerë votat. Edi Rama i ka braktisur me kohë shqiptarët dhe interesat e tyre, ai e ka braktisur qeverisjen e vendit. Edi Rama po qeveris me krimin dhe vetëm për krimin.?Nënkryetari demokrat tha se të dhënat janë marrë nga shërbimet partnere dhe premtoi se në ditët në vijim do të publikojë emra të tjerë të përfshirë në trafik.

Free Traffic Exchange