Unaza e vogel, peng i Nenstacionit elektrik - News, Lajme - Vizion Plus

2016-09-25 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Sfida e unazes se vogel te kryeqyteti eshte pikërisht kjo, zhvendosja e këtij nënstacioni, i cili ne çdo rast do te duhet te qendroje ne Qender te Tiranes. Kompania e Energjise OSHEE thote se koha me e mire per ta bere kete transferim eshte Shtator- Tetor, periudhe kur edhe konsumi i energjise eshte i ulet. Por ne fakt problemi nuk qendron me shume tek kufizimi i energjise qe do te shkaktoje lëvizja e tij, se sa tek vendi qe as Bashkia dhe as OSHEE nuk po e gjejne per ta zhvendosur. OSHEE sqaron se po bashkëpunon me Bashkine per te gjetur nje vend te pershtatshem, por bashkia nga ana e saj nuk po gjen ende nje konsensus me banore te zones per nje zhvendosje te përkohshme te tij. Sipas te dhenave duhet minimalisht 2 vite kohe qe te ndertohet vendi per te zhvendosur kete nenstacion, i cili ne përfundim te tij do te jete pas muzeut kombetar. Deri ne ndertimin e tij Bashkia duhet me patjetër te gjej nje hapesire per te bere te mundur lëvizjen, pasi ky fakt ka bere te pazbatueshme projektin e unazes se vogel te kryeqytetit. 90 % te punime per kete unaze kane perufndur ndaj kjo zhvendosje mbetet puna e fundit per tu realizuar. Sipas te dhenave te autoriteve vendore, gjate muajit shtator pritet te nise puna per Sheshin Skenderbej, ndaj mbyllja e unazes se vogel perben nje çeshtje emergjente.

Free Traffic Exchange