Çmime te kripura per pushuesit - News, Lajme - Vizion Plus

2016-09-25 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ky sezon turistik, vecanerisht per qarkun Vlore duket se po shoqerohet me kosto te medha per operatoret e fushes. Sikur te mos mjaftonte infrastruktura publike e cila per kete qark eshte nje element frenues, per pushuesit, bizneset ankohen per kosto e larta te taksave dhe tatimeve qe duhet te paguajne. Kreu i shoqates se operatoreve turistike thote se taksa e hapesires publike ka njohur nje rritje te ndjeshme kete vit. Nje tjeter shqetësim per sektorin e hotelerise ne zone eshte edhe taksa e fjetjes per shtretër. Bashkia ka vendosur qe kjo takse, e rritur disa here do te paguhet per kater muaj, nderkohe qe sezoni turistik nuk eshte kaq i gjate. Sektori i turizmit nuk ka njohur lehtësime fiskale nder vite, nderkohe qe si ne çdo fushe tjeter informaliteti eshte nje konkurrence e pa drejte qe ka rritur kostot e biznesve formale. Kjo eshte edhe nje nga arsyet kryesore se pse qytetaret kete sezon perballen me çmime edhe me te kripura.