Report TV - Vdekja e 17-vjeçarit në Sharrë lihen në burg 3 nga të arrestuarit

2016-09-25 0

Gjykata e Tiranës ka dhënë sot masën e sigurisë për katër të arresturit si të dyshuar për vrasjen e 17-vjeçarit, Ardit Gjoklaj, në Sharrë.

Gjykata ka dhënë masën e arrestit me burg për 3 nga katër të arrestuarit e dy ditëve më parë. Kësisoj, arrest me burg janë dhënë për Defrim Hakramën, përgjegjës turni, Besnik Brahën, përgjegjës për punëtorët si dhe Edmond Kallari, shofer i eskavatorit.

Gjykata dha detyrim paraqitje për të arrestuarin tjetër, Bujar Daja.