http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Situata politike në Kosovë po shkon drejt destabilitetit politik, ndërsa tre partitë në opozitë kanë dalë kundër paktit për kufirin me Malin e Zi duke deklaruar publikisht votën kundër marrëveshjes. Qëndrimin më të ashpër në radhët e partive në opozitë e ka mbajtur kreu i vetëvendosjes Visar Ymeri. Ky i fundit e ka cilësuar paktin një shitje të territorit të Kosovës, ndërsa nuk ka nguruar të ofendojë Thaçin, Veselin e Mustafën si derra. Me heret, gjate arrestimit deputeti i Vetëvendosjes Driton Çaushi, deklaroi se partia e tij, do te përdore çdo lloj mjeti, duke nënkuptuar edhe gazin lotsjellës, per te bllokuar paktin per kufirin ne kuvend. Edhe AAK e Nisma në një qëndrim të tyre për mediat, kanë thënë se deputetët e tyre do të votojnë kundër marrëveshjes. Ata thanë se janë në një linjë me Vetëvendosjen, por nuk i bashkohen aksionit të tyre. Ndërkohe, kryesia e kuvendit shqyrton marrëveshjen, per ta futur ne rend te ditës per diskutim ditën e enjte ne Parlament.