Report TV - Vjedhja e Bankës kamerat kapin me fytyrë njërin prej grabitësve

2016-09-25 0

Pamjet filmike të një kamera të instaluar në dhomën e kasafortës së bankës, janë prova kryesore e policisë dhe prokurorisë së Tiranës. Filmimet e rregjistruara nga kjo kamera tashmë janë sekuestruar me urdhër të prokurorisë. Sipas burimeve nga policia, në këto filmime njëra nga autorët e vjedhjes duket qartësisht në pjesën e fytyrës, pasi është kthyer në pjesën ballore të saj.

Aktualisht hetimet janë përqëndruar pikërisht në këtë moment me shpresën e identifikimit të shpejtë të autorit, që është fiksuar nga filmimet e kameras.

?Në këtë drejtim po punohet shumë me ekspertë të laboratorit të policisë shkencore dhe oficerë të policisë kriminale, me qëllim identifikimin e këtij personi?- thanë burimet pranë grupit hetimor.

Ndërkohë dyshime të forta janë ngritur prej hetuesve se në këtë ngjarje mund të ketë gisht ndonjë prej punonjës ose ish-punonjësve të bankës, që mund tu ketë dhënë iformacion grabitësve lidhur me koordinatat e sakta të vendodhjes së kasafortës së bankës në ish-bllok.Një ditë pas grabitjes spektakolare të një filiali të një banke të nivelit të dytë në zonën e ish-bllokut në Tiranë, policia ka vënë në pranga 2 persona.

Të arrestuarit janë drejtori i degës së filialit të Bankës së grabitur, Luigj Gjonaj si dhe shefi i sigurisë Florjan Skarra, shefi i sigurisë së bankës.

Sipas policisë, të arrestuarit kanë neglizhuar detyrën në momentin e rënies së alarmit, pas futjes së grabitësve në dhomën e kasafortës.

Burime pranë policisë bëjnë të ditur gjithashtu se dy të arrestuarit dyshohet se kanë bashkëpunuar me grabitësit.

Mësohet se përpara grupit të hetuesve, punonjësit e bankës janë shprehur se në momentin e rënies së alarmit ata kanë mbërritur në filialin e bankës, në zonën e ish-bllokut. Sipas dëshmive, ata kanë hyrë brenda bankës dhe kanë konstatuar se nuk kishte vjedhje e janë larguar.

Pas këtij momenti, është tërhequr dhe policia e cila ishte njoftuar në momentin e rënies së alarmit.

Free Traffic Exchange