http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ky është stresi qe durojnë qytetaret kur udhëtojnë drejt jugut te vendit apo kur kthehen nga pushimet. Stres i cili përsëritet prej vitesh dhe nuk po gjen zgjidhje.Një super trafik qe nis qe ne hyrje te qytetit te Fierit. Për te vijuar me tej ne te ashtuquajturën Lungomare te Vlorës. Problemi nis me Bypass-in e Fierit, nje projekt ky, punimet e te cilit kane mbetur pezull. Prej kohesh ne segmentin Fier- Levan nuk punohet per shkak te mosmarrëveshjeve mes kompanisë italiane fituese, ?Serenissima Costruzioni? dhe asaj nënkontraktuese te punimeve C. A. E shpk. Si pasoje e këtij konflikti udhëtaret duhet te përballen me ore te tera ne trafik. Punimet per ndërtimin e këtij Bypass-i me nje gjatësi prej 22 km e dhe me vlere 60 mln euro kane nisur qe ne maj te viti 2014. Fillimisht punimet u penguan nga përmbytjet e ndodhura ne shkurt 2015, çka solli nje pezullim te tyre. Me pas qeveria u detyrua ta dëmshpërbleje firmën italiane ne shumen 2 mln euro. Por ne fakt, teksa situata dukej e zhbllokuar, është kompania italiane ajo, e cila nuk po plotësonte detyrimet e saj per te dhëne garancinë, si dhe parapagesën per firmën shqiptare nënkontraktore. Kjo mosmarrëveshje është kthyer ne nje kalvar te gjate akuzash dhe kunderakuzash, duke përfunduar ne gjykate. E deri sa drejtësia te thotë fjalën e saj, çdokush qe do te udhëtoje drejt jugut te vendit duhet te ndaje mendjen mire, per mundimin qe do te duhet nga trafikun rraskapitës, qe është ndërkohe dhe reklama me e keqe qe mund t?i behet turizmit vendas.