Ora News - - E vërteta e arratisjes së shtetasit turk në aeroport, ja përplasja PD-Polici

2016-09-25 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një denoncim i ardhur nga PD për arratisjen e një shtetasi turk nga aeroporti i Rinasit e ka detyruar policinë e shtetit të reagojë me 3 orë vonesë dhe të japë versionin e saj për ngjarjen.
Rreth orës 18:00 të pasdites së të hënës (8 gusht) selia blu dha alarmin për arratisjen e një shtetasi turk nga aeroporti i Rinasit dhe hryjen e tij ilegale në Shqipëri, edhe pse policia kufitare sipas saj ja kishte refuzyar atij një gjë të tillë.
?Një informacion tronditës tregon se pak minuta më parë në aeroportin e Rinasit është arratisur një nënshtetas turk, të cilit i ishte ndaluar hyrja në Shqipëri. Sipas të dhënave të mësuara nga Partia Demokratike, personi megjithëse mbahej nën vëzhgim në zonën e tranzitit ka hyrë në territorin shqiptar, madje ka dorëzuar edhe pasaportën, dhe është larguar më pas nga kabina e kontrollit kufitar, aty ku duhej të ndalohej?, denoncoi PD.


Për më shumë lexoni në http://www.oranews.tv/vendi/pd-arratiset-nga-rinasi-nje-shtetas-turk-i-ishte-ndaluar-hyrja-ne-shqiperi/