Zbardhet skema e grabitjes së filalit të Bankës kombëtare tregtare në zonën e ish- bllokut në Tiranë.
Autorët dyshohet se kanë hyrë nga një dritare e lokalit të braktisur nga zona e pasme e tij, pasi kanë shqyer hekurat e dritares.
Siç duket nga pamjet, grabitësit kanë hyrë përmes dritares së lokalit, për të mbërritur në bodrum përmes një palë shkalle, ku edhe iu futën punës për të çarë murin.
Ambienti më herët ka shërbyer si kazino apo klub nate. Ndërkaq në drejtimin jugor të objektit, është një derë e vogël.
Ajo dyshohet se është përdorur për të hapur edhe murin e bankës, duke shqyer zgarën e hekurit.
Autorët që sipas dyshimeve të policisë kanë qenë së paku dy, kanë përdorur gjatë grabitjes vegla të ndryshme pune, si dalta, çekiçë leva etj, të cilat u gjetën në vendin e ngjarjes.
Madje në pranë vendit ku u ça muri, ndodhej edhe një bombol oksigjeni e cila mund të jetë përdorur nga grabitësit për të prerë pjesë metalike.