Report TV - Çajnë murin e Bankës nga lokali autorët grabisin 21 milionë lekë

2016-09-25 0

Një bankë e nivelit të dytë është gabitur sot në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Autorët kanë arritur të futen në dhomën e kasafortës duke çarë murin e bankës, përmes një lokali undergroud aty ngjitur, kanë arritur të marrin mbi 21 milionë lekë të reja.

Konkretisht ata kanë grabitur nga kasaforta 10 milionë lekë, 50 mijë euro si dhe 30 mijë dollarë. Autorët kanë gërmuar përgjatë tre ditëve mes ambienteve të lokalit i cili nuk përdorej dhe murit të bankës. Mësohet se ata kanë qenë 3 autorët e grabitjes, të cilët të pajisur me mjetet e duhura si dalta, çekiç si dhe saldatriçe me oksigjen, kanë arritur të hapin kasafortën e bankës.

Po verifikohet mundësia që autorët të kenë pasur bashkëpunëtorë nga brenda bankës, pasi në momentin e grabitjes nuk ka funksionuar sistemi i alarmit të kasafortës.

Gjithashtu po verifikohet edhe fakti sesi është lënë një shumë e konsiderueshme monetare brenda bankës në fundjavë. Filiali i grabitur i përket bankës private BKT.

Kjo është grabitja e dytë më e madhe e këtij viti ndaj një banke të nivelit të dytë, pas grabitjes spektakolare në aeroportin e Rinasit, mesditën e 31 Qershorit, pra pak më shumë se 1 muaj më parë.