Kryetari i komunës së Çairit në Maqedoni, Izet Mexhipi u shpreh gjatë një lidhje telefonike për Report Tv, se në komunën në këtë komunë ka vetëm dëme materiale, pa pasoja në njerëz. Sipas tij, problematike është situata në vendbanimet ngjitur të banuara nga shqiptarët.
"Në komunën e Çairit, nuk ka viktima dhe nuk ka dëme të mëdha materiale, problemi është në komunën e Gazibabës, ngjitur me Çairin si dhe lagjen e Hasanbegut, vendbanim me shqiptarë", u shpreh Mexhiti.
Ai tha se autoritetet po punojnë për të dalë nga kjo situatë katastrofike.
"Qeveria ka akorduar në mbledhjen e jashtëzakonshme ndihmën e parë për familjet që kanë viktima. Si dhe ka nisur puna për vlerësimin e dëmeve, për evidentimin e tyre, në mënyrë që në fazën e dytë të nisë dëmshpërblimi i tyre", tha kreu i Çairit.