100 mije Euro ndihme Maqedonise - News, Lajme - Vizion Plus

2016-09-25 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeveria shqiptare ka akorduar një shumë prej 100 mijë eurosh, ndihmë për Maqedoninë për përballimin e situatës së vështirë të krijuar pas përmbytjeve. Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, bëri me dije se përveç këtij fondi, është e gatshme për të ndihmuar me tej vendin fqi, e në mënyrë të veçantë popullsinë shqiptare. I pyetur nga mediat mbi procesin e integrimit të Shqipërisë, ministri i Jashtëm bëri me dije se refroma në drejtësi është kyçe për marrjen e një rekomandimi pozitiv nga Komisioni Europian. Sipas tij, miratimi i ndryshimeve kushtetuese por edhe i ligjeve që do të zbatojnë atë e më pas zbatimi i tyre përbëjnë objektivin kryesor, me qëllim një vendimmarrje pozitive nga vendet anëtare në takimin e Këshillit të Ministrave të BE-së në dhjetor të këtij viti.