Presidenti Nishani me konstitucionalistët - News, Lajme - Vizion Plus

2016-09-25 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka nisur një takim konsultues me konstitucionalistë dhe ekspertë ligjorë, lidhur me ngërçin që ai ka evidentuar mbi përbërjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Javën e kaluar kreu i shtetit bëri me dije se do të organizonte një takim këshillues, me qëllim gjetjen e një rrugëzgjidhjeje sa i takon detyrimit të tij për emërimet në këtë institucion të rëndësishëm të ngrehinës së drejtësisë shqiptare. Sipas përcaktimeve të Kushtetutës së re, që hyn në fuqi më 11 gusht, Presidenti i Republikës do të duhet që brenda 5 ditëve nga hyrja në fuqi e ligjit themeltar, të bëjë përzgjedhjeve e anëtarëve të Këshillit, përmes shortit. Por mungesa e një ligji, ku do të përcaktohen kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët, sipas kreut të shtetit e bën të pamundur nisjen e procedurave përkatëse.