Një tjetër grabitje ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Fushë-Krujës.
Persona të paidentifikuar kanë grabitur një pikë këmbimi valuator.
Nga informacionet e deritanishme dyshohet se personat kanë marrë një shumë parash të papërcaktuar ende nga policia nga pika e exchange.
Policia ndodhet në vendngjarje ku po heton për identifikimin dhe kapjen e autorëve.