Maqedonia në zi për viktimat - News, Lajme - Vizion Plus

2016-09-25 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Maqedonia mban një ditë zie kombëtare në kujtim të 21 viktimave dhe disa të zhdukurve nga përmbytjet në Shkup e Tetovë, si pasojë e shirave të dendur dhe infrastrukturës së dobët. Dy qytetet kryesore të Maqedonisë, më të prekur nga vërshimi i ujërave, Shkupi e Tetova, janë në gjendje emergjence e cila do të vijojnë për 14 ditë të tjera, deri rikthimin në normalitet të situatës në të gjitha fshatrat përreth tyre. Grupet e evakuimit gjenden në terren dhe po asistojnë personat dëmtuar nga përmbytjet. Tashmë që niveli i ujit ka rënë, mund të shihen dhe përmasat e kësaj katastrofe natyrore e cila u thellua nga mungesa e kanalizimeve dhe infrastruktura e dobët veçanërisht në fshatrat Hasanbeg, Smilkovc, Stajkovcë e Haracinë. Ndonëse dëmet duken të mëdha me shtëpi, rrugë e automjete të shkatërruara, ende nuk ka një bilanc të pasojave të përmbytjeve, i cili pritet të dalë në fund të gjendjes së emergjencës. Ndërkohë në Maqedoni meteorologët thonë se shirat do të vijojnë, por intensiteti i tij pritet te jete me i ulet.

Free Traffic Exchange