Rebelët në Aleppo bombardohen nga ajri - Top Channel Albania - News - Lajme

2016-09-25 0

Luftëtarë rebelë në Aleppo të Sirisë, të cilët pretenduan se kishin arritur disa fitore kundrejt forcave qeveritare, janë bombarduar nga ajri pikërisht nga ushtria besnike e presidentit Assad. Qeveria siriane publikoi video që shfaqin avionët e saj duke bombarduar zonat në Jugperëndim të qytetit.