Policia e Sarandës ka sekuestruar 68.23 kg lëndë narkotike të llojit Cannabis Sattiva, ndërsa ka vënë në pranga një 65-vjeçar si posedues të lëndës narkotike.
I arrestuari është Ajet Lata, 65 vjeç, lindur në Tepelenë, banues në Gjashtë të Sarandës.
Shërbimet e Policisë së Sarandës, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, kanë bërë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të këtij shtetasi pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij në fshatin Gjashtë të Sarandës, shërbimet kanë konstatuar një sasi me lëndë narkotike me peshë totale prej 68.23 kg (kilogram) e dyshuar të llojit Cannabis Sattiva.
Lënda narkotike u gjet e fshehur në depon e banesës së këtij shtetasi, në një bidon plastik brenda të cilit ishin futur 22 pako me lëndë narkotike, mbështjellë me qese plasmasi dhe natriban ngjyrë kafe.