Policia greke ka kapur 1 kg e 150 gr lëndë narkotike e llojit heroinë në autobusin e linjës, Tiranë-Athinë. Droga u gjet gjatë një kontrolli të policisë brenda autobusin në zonën e Artës.
Droga ishte e ndarë në dy pako dhe e mbështjellë me gominë, ndërsa ishte e fshehur poshtë rrobave të një pasagjeri shqiptar 25-vjeç.
I riu është arrestuar nga policia greke. Ai iu sekuestrua një celular dhe 350 euro.