Ne kërkim të të mbijetuarve në Shkup - News, Lajme - Vizion Plus

2016-09-25 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Përmbytjet masive dhe bilanci tragjik kanë aktivizuar qendrën për menaxhimin e krizave në Shkup, e cila i ka kërkuar qeverise shpalljen e gjendjes se jashtëzakonshme per 15 dite ne Shkup dhe Tetove. Zv/kryeministri njëherësh ministri i shëndetësisë, Nikolla Todorov, zëvendësi i tij Andonovski dhe kryebashkiaku Trajanovski kanë shqyrtuar planin e masave, veçanërisht në fshatrat Stajkovcë, Hasanbeg, Haracinë e Smillkovc zonat më të goditura nga moti i keq, rrëshqitjet e tokës e përmbytjet. Pas takimit ai njoftoi per situatën e krizës ne te cilën ndodhet vendi. Autoritetet ne Shkup kanë angazhuar njësit speciale dhe shërbimet plotësuese të Tetovës, si dhe kanë angazhuar njësitë e zjarrfikësve, ndërmarrjes publike të ujësjellësit, ndihmës së shpejtë mjekësore dhe të Drejtorinë e Mbrojtjes dhe Shpëtimit, i ngritur për raste të tilla. Të gjitha këto grupe në terren po përkojnë për persona që mund të kenë mbetur të bllokuara nga fshatrat e Shkupit dhe evakuimin e tyre. Ata kanë vënë në dispozicion edhe numrin e telefonit 195 për rastet emergjente duke i bërë thirrje qytetarëve të njoftojnë vendndodhjen e tyre. Por me gjithë masat e Shkupit zyrtar, banorët ankohen për reagim të vonshëm të grupeve evakuese. Ata kanë kaluar natën nën ujë, dhe janë përballur pa asnjë ndihmë me këtë katastrofë, që ka marrë jetë njerëzish dhe ka shkaktuar një dëm financiar te pallogaritshëm.