http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prej 3 ditësh Policia Kufitare ka nisur një operacion në shkallë të gjerë për bllokimin e mjeteve lundruese të pa pajisura me dokumentacionin si dhe të atyre mjeteve që shkelin perimetrin e sigurisë duke rrezikuar jetën e plazhistëve. Gjatë këtyre ditëve janë bllokuar 10 mjete lundruese, nga të cilat 1 skaf, 2 gomone dhe 7 motorë uji. Në të njëjtën kohë u këshilluan nga Policia Kufitare në të gjitha plazhet e vendit 61 përdorues të mjeteve lundruese për Respektimin e perimetrit të sigurisë, si edhe kufizim e shpejtësisë afër bregut të detit. Ky operacion i Policisë Kufitare vjen pas humbjes së jetës së turistit rus në plazhin e Himarës rreth një javë më parë. Ndërkohë, në të gjithë vendin prej 1 qershorit e deri më 6 gusht, policia ka bllokuar në total 26 mjete lundruese, ku pjesa më e madhe e tyre ishin pa dokumentacionin përkatës.