Zonat e rrezikshme ne Tirane - News, Lajme - Vizion Plus

2016-09-25 6

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nga studimet e policise rrugore unaza e kryeqytetit eshte e gjitha nje njolle e zeze per shkak te aksidenteve te shumta qe ndodhin. Aktualisht jemi ne zonen e njohur si brrylli ne te cilen ndodhin mesatarisht tre aksidente ne dite. Në Tiranë numërohen gjithsej 55 njolla të zeza nga 143 në total në të gjithë vendin cka i kthejnë rrugët e kryeqytetit në më të rrezikshmet. Këtë e konfirmojnë dhe ekspertët ku numri më i madh i pikave të zeza janë brenda unazës dhe në hyrjet e saj. Në 170 kilometra rrugë që ka tirana 40 përqind e makinave të republikës qarkullojnë në metropolin shqiptar. Artur Sulce, ekspert rrugor, thotë se një nga zgjidhjet është dhe rikonceptimi i kryqëzimeve dhe rrugët që lidhen me unazën. Vetem brenda tre diteve humben jeten 9 persona dhe 12 të tjerë u plagosën nga aksidentet ndërsa sezoni i veres mbetet më problematiku kjo dhe për shkak të ardhjes së emigrantëve.