Report TV - Banorët e Lushnjes protestë për kryepleqtë: T'i zgjidhim me votë

2016-09-25 0

Banorët e disa fshatrave në Bashkinë e Lushnjes janë ngritur në protestë kundër emërimit të kryepleqve me urdhër të kryetarit të Bashkisë dhe jo sipas ligjit ku duhet të zgjidhen me votë të lire nga banorët.

Sipas banorëve kryepleqtë e emëruar nuk mund të ngrenë shqetësimet e tyre në instancat më të larta. Kreu i PD-së Lushnje, Myslim Murrizi iu bashkua kësaj proteste duke e cilësuar këto veprime të papranueshme.

Qytetarët duhet të kenë të drejtën e votës në mënyrë që të mos tjetërsohet vullneti i tyre tha Murrizi, i cili u angazhua që këtë shqetësim do ta përcjellë në Këshillin Bashkiak të Lushnjes ku pD përfaqësohet me 12 këshilltarë.

Free Traffic Exchange