Report TV - Sëmundja e gjedhit, Panariti: Për pak ditë do rinisë tregtimi i mishit

2016-09-25 0

Brenda pak ditëve do të rinisë tregtimi i mishit, ndërsa sëmundja e gjedhit është vendosur në kontroll dhe beteja është fituar.

Kështu deklaroi sot ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti gjatë inspektimit në një fermë në fshatin Hamil në Dermenas të Fierit.

?Do të lehtësojmë regjimin e moratoriumit, ndërsa për çështje ditësh do të lejojmë lëvizjen e kafshëve nga ferma në thertore, procesi do fillojë të normalizohet sepse tashmë jemi të sigurt që kafshët janë të mbrojtura nga ky infeksion?u shpreh Panariti.

Ministri tha se jugu i vendit është i sigurt dhe deri më tani nuk ka pasur asnjë rast dermatozës nodulare, ndërsa theksoi se falë ndërhyrjes së shpejtë u arrit që të shmanget një dëm 300 milionë euro.

Free Traffic Exchange