Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, garanton se brenda pak ditësh do të rinisë lëvizja e bagëtive nga fermat drejt thertoreve, dhe në një kohë të shkurtër dyqanet e mishit do të ofrojnë shërbim të plotë për qytetarët. Nga Hamili i Fierit, ku inspektoi një fermë teksa kryhej proçesi i vaksinimit, Panariti tha se jugu i vendit nuk ka asnjë vatër të sëmundjes së gjedhit, ndaj në jug do të rinisë më shpejt tregtimi i mishit të gjedhit.
Për pak ditë do të rinisë në jug lëvizja e bagëtive drejt thertoreve, derisa gradualisht të hiqet i gjithë moratoriumi.
Ka qenë vetë Ministri i Bujqësisë që konfirmoi se pas nisjes së proçesit të vaksinimit, sëmundja e gjedhit po vihet nën kontroll.
Për më shumë lexoni në http://www.oranews.tv/vendi/panariti-ne-pak-dite-do-rinise-tregtimi-i-mishit-semundja-ne-kontroll/