Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
23 studentë shqiptarë, pjesë e shkollës verore, po mësojnë gjuhën osmanishte e konsideruar e vdekur dhe e papërdorur që prej 88 vitesh. Në Shqipëri po përgatitet një grup ekspertësh për të bërë interpretim të dokumenteve në arkivave në Stamboll e Tiranë. Nevojë për përkthim dhe interpretim kanë 1 mln dokumente historike që gjenden në arkivën tonë, 18 vepra te pabotuara të Sami Frashërit, 12 milion shkrime të shkruara në osmanisht. Ndërsa miliona dokumenta të tjera, harta, vërtetime pronësie etj, ndodhen në Arkivin Qëndror të Stambollit.
Për më shumë lexoni në http://www.oranews.tv/vendi/23-studente-shqiptare-po-mesojne-osmanishten-mbi-1-mln-dokumente-ne-kete-gjuhe/