Basha: Nuk ka zgjedhje me Ramën - News, Lajme - Vizion Plus

2016-09-25 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia Demokratike refuzon te hyje ne zgjedhjet e vitit 2017 me kryeministër Edi Ramën. Lideri i opozitës Lulzim Basha ripërsëriti kërkesën, e padiskutueshme sipas tij, për një qeveri teknike, e cila do të organizojë zgjedhjet pas miratimit të reformës elektorale.?Tani që bien topat e betejës për zgjedhje të lira e të ndershme, kuisin me dëshpërim kundër kushtit të patejkalueshëm opozitar dhe popullor që është njëkohësisht edhe ankthi i përnatshëm i ?të sëmurit të Tiranës?. Nuk ka zgjedhje me Edi Ramen kryeministër dhe me langot e tij te korruptuar e të bërë njësh me krimin dhe drogën. Vendimi është marrë. Është një vendim popullor i pakthyeshëm. Zgjedhje te lira dhe te Ndershme vetëm pa Edi Ramën kryeministër.?Opozita - thekson Basha - nuk mund të përjashtohet nga organizimi i zgjedhjeve. Sipas tij, skenari i dështuar i Edi Ramës për përjashtimin e opozitës në reformën në drejtësi, do të ketë të njëjtin fat edhe për garën e verës së vitit të ardhshëm.?E njëjta intrigë që i doli huq në planin e tij për të kapur drejtësinë duke përjashtuar opozitën. Të njëjtat mendje të prishura që mbështetën ?të sëmurin e Tiranës? kundër konsensusit për reformën në drejtësi sepse ashtu do të përçante opozitën. Te njëjtët që bënë çmos të pengojnë dekriminalizmin për llogari të Rroshit, Bushit, Frrokut, Ndokës, Prengës, Shullazit, Habilajt dhe mbarë kupolës së krimit të veshur me pushtet dhe pushtetit të veshur në krim. Te njëjtët që shpallën zinë 7 ditore (prej të cilës nuk po dalin dot), kur Shqipëria dhe PD fituan pa kushte betejën per drejtësi sipas Venecias e jo sipas Ramës.?Por, kryeministri e ka bërë të qartë qëndrimin e tij ndaj kërkesave të opozitës për krijimin e një qeverie teknike. Për Ramën qeveria ka një mandat dhe kontratë 4-vjeçare për të qeverisur Shqipërinë dhe nuk figuron ndonjë detyrim i qeverisë, për t?i bërë babysitting Lulëzimit. Te njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe aleati i tij Ilir Meta. Kreu i LSI ka beret e qarte se koalicioni do ta vazhdoje punën sipas marrëveshjes politike, deri ne fund.