Lezhë, makina godet për vdekje 67-vjeçarin - News, Lajme - Vizion Plus

2016-09-25 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një tjetër aksident i mori jetën nje te moshuari ne rrugët e Lezhës. Ngjarja ndodhi ne orët e mëngjesit te kësaj te shtune në aksin rrugor qe lidh qytetin me Milotin. Automjet tip Mecedes-Benz me targa AA 841 BT, ka përplasur 67-vjeçarin Nikoll Frangu. I aksidentuari edhe pse u dërgua më urgjencë për në spitalin e qytetit, nuk mundi t?i shpëtojë plagëve të renda. Sipas policisë, drejtuesi i mjetit Gjin Beqiri 25 vjeç, humbi kontrollin duke goditur këmbësorin Frangu, banues në Grykë-Manati ne Lezhë, në momentin kur ky i fundit ishte duke kaluar nga një anë e rrugës në njëjtën.Menjëherë pas aksidentit 25-vjeçari Beqir, u shoqërua në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore. Vetëm gjatë një javë kanë gjetur vdekjen në aksidentet rrugore mbi 10 persona në të gjithë vendin.

Free Traffic Exchange