Rreth 1200 muxhahedine kanë mbërritur mbrëmjen e së premtes në Tiranë. Gjatë ditëve në vijim pritet të vijnë edhe rreth 700 të tjerë, duke bërë që numri total i tyre të arrijë në afro 1900.
Mësohet se të gjithë muxhahedinët e mbërritur rishtas do të vendosen në apartamentet e dispoinuara nga dy kompani të mëdha ndërtimi.
Përzgjedhja e kompanive është bërë me tender nga ana e UNHCR, e cila ka marrë me qira apartamentet nga dy firmat e ndërtimit në periferi të Tiranës.
Njëra prej kompanive ka marrë përsipër akomodimin e 1200 prej tyre.
Pritet që në vijim të bëhet akomodimi i pjesës tjetër të muxhahedinëve.