Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ristrukturimi i Partisë Demokratike në 35 degë të saj që nisi në fillim të muajit maj ende vijon edhe pse ishte planifikuar të përfundojë në fund të qershorit. Procesi pritet të finalizohet në vjeshte me zgjedhjen e drejtuesve të rinj. Burimet i thanë Ora News, se pothuajse në gjithë degët procesi ka përfunduar për ristrukturimin e seksioneve dhe grupseksioneve, ndërsa ne qarqet kryesore ende nuk janë zgjedhur kryetarët e rinj. Në Tiranë procesi është zhvilluar në 10 degë dhe deri më tani është finalizuar në vetë 2 prej tyre.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/vijon-ristrukturimi-i-pd-deget-e-qarqeve-kryesore-ende-pa-kryetare-prej-tre-muajsh/