Një aksident me pasojë vdekjen e një të moshuari është regjistruar mëngjesin e kësaj të shtune në aksin rrugor Lezhë-Milot.
Një automjet tip Benz me targa AA 841 BT, ka përplasur 67-vjeçarin Nikoll Frangu. I aksidentuari ka humbur jetën rrugës për në spital, për shkak të plagëve të marra nga përplasja.
Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit dhe po heton për shkaqet e këtij aksidenti.